“Mos ki frikë nga askush”, Nejmar rikthehet në kohë dhe përlotet

Nejmar u transferua te Barcelona në verën e vitit 2013. Braziliani kaloi katër sezone fantastike në Katalunjë për t’u larguar më pas drejt PSG. Sulmuesi ka mbetur i lidhur me ish-ekipin e tij, ndërsa ka një miqësi të fortë me Leo Mesin, kapitenin dhe yllin e Barçës.

Në një prononcim për mediat braziliane, Nejmar tregon një detaj të veçantë në lidhje me Mesin. Argjentinasi e mirëpriti dhe i siguroi që do e ndihmonte për çdo gjë dhe i dha këshillat e duhura.

Kam diçka për t’ua treguar të gjithëve. Kur kisha nevojë për ndihmë, më i miri në botë, Leo Mesi, më shfaqi gjithë dashurinë e tij. ‘Jam këtu për të të ndihmuar’, më tha Leo, i cili më këshilloi që të mos kisha turp dhe të mos kishte frikë nga askush”, zbulon i emocionuar Nejmar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *