Morati zbulon ofertën: Isha pranë rikthimit në futboll, ja pse refuzova!

Silvio Berluskoni nuk ia doli të qëndronte larg futbollit dhe u rikthye duke blerë klubin e Monzës. Afër rikthimit ka qenë dhe ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, i cili është tunduar për një moment për t’u rikthyer në futboll, por në fund rezistoi dhe refuzoi ofertën e Barit.

“Disa kohë më parë më ofruan Barin, që tashmë është pronë e De Laurentis, i cili synon të ndërtojë polin e madh të jugut. E diskutova për disa ditë më djalin tim ofertën, por vendosëm të tërhiqeshim nga ky propozim. Jo vetëm për shkak të largësisë së madhe me Puljan, sepse nuk ishte ajo vështirësia më e madhe.

Hoqa dorë dhe refuzova ofertën, sepse e di mirë se cilët do të ishin hapat e parë pas marrjes së klubit. Për shembull: do të ishte e mundur të mos tundoheshe nga ideja e blerjes së një kampioni brazilian, ose uruguaian? Do të përfundonim duke shpenzuar më shumë para se sa buxheti i parashikuar i klubit”, zbulon Morati për “Il Giornale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online