Të gjithë e kujtojnë Interin e sezonit 2009/2010. Me në krye Zhose Murinjon, zikaltrit arritën të fitonin gjithçka atë sezon, duke u bërë e vetmja skuadër italiane që arrin suksesin e tripletës. Një ditë më parë, tekniku portugez u shkarkua nga Junajtid dhe tashmë është i lirë.
Nisur nga ky fakt tifozët e Interit kanë nisur të ëndërrojnë dhe së bashku me ta, duket se ka nisur dhe ish-presidenti Masimo Morati. Në një intervistë për mediat italiane, Morati ka rrëfyer se do ta mirëpriste një rikthim të Murinjos në krye të Interit, ndonëse për momentin është Spaleti trajner i zikaltërve.
“Shpresa për Vitin e Ri është që të bëjmë më mirë, të rikthehmi në Champions, normalisht pa i lënë pas dore dhe dy kompeticionet e tjera ku marrim pjesë. Ikardi është një lojtar deçiziv dhe nuk mund ta humbasin kurrësesi.
Eksperienca e Marotës mund të na ndihmojë shumë, sidomos presidentin Zhang. Ai do t’i ofrojë një mbështetje shumë të rëndësishme.
Një rikthim i Murinjos? Po, e dua shumë. Gjithsesi, do t’i japim kohë Spaletit që të provojë vlerat e tij. Simeone? E dua shumë dhe atë, por Murinjo është special”, përfundoi fjalët e tij Morati.