Vinçenco Montela ka grumbulluar një rekord negativ prej pesë humbjesh dhe një barazimi që prej momentit që erdhi në krye të stolit të Fiorentinës, duke zëvendësuar Stefano Piolin.
Në intervistën e dhënë për “DAZN”, trajneri i ekipit toskan foli mbi gjendjen e ekipit të tij, ku theksoi se skuadra duhet të gjejë forca për të nisur gjithçka nga e para.
“Skuadra është e frikësuar, dukej sikur po priste që kundërshtari të shënonte. Na mungoi vetëbesimi në pjesën e parë. Në të dytën treguam një tjetër fytyrë, kjo dhe falë tifozëve që ishin të zhurmshëm deri në fund”.
“Na duhet unitet. Jemi kthyer në një ekip mazokist, po ndëshkojmë veten. Duhet t’ia nisim nga e para dhe t’i japim këtij qyteti atë që meriton. Kjo e sotmja ishte një ndeshje ku meritonim barazimin, por ishim të pafat.”