Monaku ka filluar të mendojë për të ardhmen e portës. Kroati Danijel Subashiç është në vitin e fundit të kontratës dhe në sezonin e kaluar nuk tregoi një formë të mirë për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.
Zgjidhja e gjetur nga klubi nga Principata është “gardiani” i Montpelies, Benzhamin Lekomt. Sipas medieve franceze 28-vjeçare po kryen në këto momente vizitat mjekësore. Montepelie ka përfituar plot 13 milionë eruo nga shitja e portierit.
Lekomt është blerja e dytë madhore e Monakos pas transferimit te portugezit Gelson Martins. Sezonin e kaluar ish-kampionët e Francës rrezikuan në mënyrë paradoksale rënien nga “Ligue 1”, dhe faji më i madh për këtë ishte i repartit mbrojtës ku ka shumë gjëra për të rregulluar.