Monako përgënjeshtron shitjen e Mbapesë: Asnjë maarrëveshje me Realin!

Gazeta spanjolle Marca doli dje me një lajm të bujshëm: Reali ka marrëveshje me Monakon për blerjen e talentit Kilian Mbape për 180 milionë euro!

Lajm i bujshëm, që u përforcua me një kopertinë konfirmuese sot, por tashmë Monako ka vendosur të flasë.

Ju siguroj se nuk kemi asnjë marrëveshje, me asnjë klub” – deklaroi zëvendëspresidenti Vadim Vasiljev në një konferencë për shtyp. “Ne po diskutojmë për rinovim me Kilian Mbapenë dhe shpresojmë ta mbyllim marrëveshjen së shpejti”,

Sido që të jetë, Marca përfundoi në qendër të vëmendjes, mori klikime dhe shiti gazeta: kjo është gazetaria e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *