Plani anti-Mlada, rriten kuotat e Plakut

Skënderbeu ka mbyllur dje përgatitjet në qytetin e Korçës me një seancë në stadiumin “Skënderbeu”. Në fushën e këtij stadiumi korçarët, nën drejtimin e trajnerit Daja, për rreth 90 minuta kanë zhvilluar një seancë më shumë taktike. Trajneri kryeqytetas ka këmbëngulur te skemat e lojës dhe goditjet standarde. Ajo që ka rënë në sy, është se kreu i stolit korçar ka kërkuar vazhdimisht qarkullim të shpejtë topi dhe pasime të sakta, ndërkohë që në fund është zhvilluar edhe një minindeshje, teksa lojtarët që mendohet të luajnë nesër në formacion, kanë qenë përballë rezervave. Kjo minindeshje ka zgjatur 15 minuta dhe në fund trajneri Daja i ka mbledhur të tijtë, duke dhënë edhe porositë e fundit. Kjo ishte stërvitja e fundit, që Skënderbeu zhvilloi në shtëpinë e vet. T

rajneri Daja thuajse e ka zbardhur formacionin, që do të rreshtojë nesër në fushën e Mladës. Muzaka dhe Plaku do të gjejnë vend në formacion, për shkak të mungesave të sigurta të Lilajt dhe Xhejmsit. Plaku ka fituar kuota ditët e fundit për të qenë nga minuta e parë në fushë, ndërkohë që më parë trajneri Daja kishte menduar të luante sërish me Latifin në majë të sulmit. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutave të fundit, formacioni do të jetë me Plakun titullar dhe Muzakën në qendër të mesfushës.    

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-1-4-1

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Taku, Muzaka, Nimaga, Latifi – Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online