Monako nuk ndalet në merkato, dy afrime “big” për Henri

Monako po kalon një sezon të vështirë në kampionatin francez. Ekipi nga Principata renditet në vendin e parafundit me 13 pikë. Merkato e janarit shihet si shpresa e klubit për të dalë nga kriza dhe drejtuesit kanë nisur punën për përforcimin e ekipit të Tieri Henri.

Pasi siguruan shërbimet e brazilianit Naldo nga Shalke 04, ata kanë bërë dy goditje të tjera, siç raporton “Sky Sport”. Monako ka siguruar shërbimet e Çesk Fabregas dhe Pepe. I pari nuk ka nevoje për përshkrim, vjen nga Çelsi ku ka zhvilluar 15 ndeshje dhe shënuar 1 gol, ndërsa tashmë do të punojë përsëri me Henri, me të cilin ka luajtur tek Arsenali.

Pepe dhe Fabregas gjatë kohës kur ishin pjesë e Realit dhe Barcelonës

Spanjolli, i cili ishte një nga objektivat e Milanit, është një përforcim me vlera për repartin e mesfushës, ashtu siç është dhe Pepe për mbrojtjen. Portugezi ndërpreu kontratën me Beshiktashin, ndërsa u fol për një kalim tek ekipi i Portos. Por, Monako ka vepruar shpejt dhe ka bindur 35-vjeçarin për të vazhduar karrierën në Montekarlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *