Momente ankthi te Bajerni, mesfushori mund të ketë mbyllur sezonin

Bajerni i Mynihut sapo ka pësuar një goditje. Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë të mesfushorit francez, Korentin Toliso, i cili largua me barrelë nga fusha në minutën e 42-të takimit ndaj Bajer Leverkuzenit, që përfundoi me fitoren e kampionëve të Gjermanisë me rezultatin 3-1.

Pamjet filmike tregojnë se lojtari ka pësuar një dëmtim në gju. Drejtuesit bavarez i druhen një këputje të ligamenteve të kryqëzuar, dëmtim ky që do ta linte Tolison për të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.

Rezonanca magnetike do të përcaktojë shkallën e vërtetë të dëmtimit për 24-vjeçarin. Me largimin e Vidalit dhe Rudit, kontigjenti i Bajernit në repartin e mesfushës është reduktuar ndjeshëm dhe kjo mungesë e Tolisos pritet të sjellë jo pak probleme për trajnerin Niko Kovaç, aq më shumë që Toliso ishte në superformë, me 5 gola në ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online