Momente ankthi për Murinjon, reagon klubi

Një shkrim i së përditshmes angleze “The Daily Mirror” e bëri të kryer shkarkimin e Zhoze Murinjos, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Njukasëll Junajtid. Lajmi u përhap me shpejtësi nëpër të gjitha mediet sportive dhe shumë fansa të “djajve të kuq” menduan se gjithçka mbaroi.

Por, Murinjo nuk ka arsye pse të shqetësohet. Sipas burimeve të besueshme pranë medies shtetërore “BBC”, bordi drejtues i Mançester Junajtid ka akoma besim tek aftësitë e teknikut portugez dhe se lajmet që u përhapën në orët e vona të së premtes janë tërësisht spekulative.

Sot në orën 18:30, Mançester Junajtid do të kërkojë të gjejë fitoren e parë në “Old Trafford” pas katër ndeshjeve radhazi. Rafa Benitez dhe Njukasëll do të bëjnë çmos për të marrë të paktën një pikë të artë, pasi aktualisht ndodhen në vendet e fundit të tabelës me vetë dy pikë pas shtatë javësh kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online