Grezda dhe ëndrra skoceze: “Surprizë e pabesueshme, tani ëndërroj sukses me kombëtaren”

Eros Grezda është tashmë një futbollist i FC Reinxhers në Skoci dhe do të ketë për trajner një legjendë si Stivën Xherard. Për momentin sulmuesi kuqezi është në pritje të lejes së punës dhe ndërkohë shpreson të gjejë minuta me kombëtaren, sepse nuk luan prej kohësh për dëmtim. Për “Zona Gol” në Supersport, Grezda ka folur për transferimin e tij, por edhe për kombëtaren.

TRANSFERIMI – “Është një ëndërr e bërë realitet, nuk e prisja që të shkoja në Skoci dhe menjëherë pranova kur m’u dha mundësia. E doja me çdo kusht këtë mundësi”.

ATMOSFERA NË SKOCI – “Shkova ditën e diel në Gllasgou, por askush nuk fliste për ndeshjen e radhës në Europa League, sepse e kishin mendjen vetëm te derbi ndaj Seltikut, këtë të diel. Më vjen keq që nuk do jem, sepse jam në Paris në pritje të vizës dhe lejes së punës. Më pas do të jem në Tiranë dhe pas ndeshjeve me Kombëtaren do të shkoj në Skoci”.

VIZITA NË GLLASGOU – “Kam vizituar ambientet e klubit, takova edhe trajnerit Stivën Xherard. Një emocion i madh, ai është një emër i madh i futbollit botëror dhe më ka thënë se ka besim të madh tek unë. Nuk më ka parë live në fushë, por ka parë rreth 20 ndeshje të plota të miat”.

SHIFRAT – “Reinxhers ka paguar 2.8 milionë euro dhe Osijek do të mbajë një përqindje të transferimit të ardhshëm”.

KOMBËTARJA – “Trajneri Panuçi më ka telefonuar, më ka uruar për transferimin. Të shohim kur të bashkohem me kombëtaren për gjendjen time fizike, sepse ka kohë që nuk luaj. Për Kombëtaren e kam thënë që jap gjithçka, i pres me padurim ndeshjet me Kombëtaren, është gjithçka ndryshe në krahasim me ndeshjet me klubet. Natyrisht, ëndrra ime është të përsëritim me Kombëtaren atë që ndodhi në Euro 2016”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online