Luka Modriç i ka dhënë fund çështjes së mungesës së Kristiano Ronaldos në ceremoninë e çmimeve të UEFA-s. Mesfushori kroat u shpall futbollisti i vitit, ndërsa portugezi i Juventusit nuk mori pjesë në ceremoni. Modriç i ka dhënë fund thashethemeve mbi raportin e tyre dhe zbulon një detaj, që i ka ndodhur mbas fitimit të çmimit.
“Kam një raport të mirë më Ronaldon dhe do të vazhdoj ta kem. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por edhe më të rëndësishme janë ato kolektive. Jam i lumtur kur vijnë çmime individuale, por gjithmonë dua më të mirën e skuadrës. Kam folur me Kristianon mbas fitimit të çmimit, më dërgoi një mesazh për të më përgëzuar dhe më tha që shpreson të më takojë së shpejti.
Siç ju thashë, kam një marrëdhënie të bukur me Ronaldon dhe, pavarësisht nga ajo që njerëzit thonë, ne do të vazhdojmë ta ruajmë atë raport”, përfundon 32-vjeçari i Realit të Madridit, duke përgënjeshtruar njëherë e mirë thashethemet mbi situatën jo të mirë të marrëdhënies së dy lojtarëve.