Luka Modriç është kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me çmimin lojtari më i mirë kroat i vitit 2018. Kështu, mesfushori rrëmben një tjetër çmim këtë muaj pas “Topit të Artë” dhe titullit të Botërorit të Klubeve të fituar me Realin e Madridit.
Kroati kishte konkurrencë të fortë për sa i përket çmimit, pasi dhe lojtarë të tjerë si Rakitiç apo Manxhukiç e Lovren, kanë bërë mjaft mirë këtë vit, por gjithsesi në fund triumfues u shpall mesfushori i Realit, duke i shtuar koleksionit të tij një tjetër çmim.