Modriç “injorohet” nga Perez, buzëqesh Interi

Florentino Perez ka vendosur të nisë një fushatë rinovimesh te Reali i Madridit. Plani është gati dhe yjet e ekipit duhen “blinduar”, por jo të gjithë. Siç citon “SportMediaset”, Luka Modriç nuk bën pjesë te lojtarët që duhet të rinovojnë.

Një gjë e tillë është një asist për Interin, me zikaltrit që do të nisin përsëri sulmet në janar për transferimin e kroatit në Serinë A. 33-vjeçari është ëndrra e Interit dhe lojtari dëshiron të njëjtën gjë. Perez rezistoi në verë, ndërsa tashmë ka vendosur të mos rinovojë me mesfushorin.

Kontrata e Modriç me Realin skadon në verën e vitit 2020, ndërsa klubi nuk e llogarit më për të ardhmen. Kampionët e Europës në fuqi janë futur në garë për Kristian Eriksenin e Totenhemit. Nevojiten 80 milionë euro për kartonin e danezit, paratë janë dhe një lëvizje e tillë mund të bindë dhe trajnerin Poçetino të transferohet te Reali.

Argjentinasi është një nga dëshirat kryesore të Perez. Rikthehemi tek Inter. Në verë i ofruan mesfushorit kroat një kontratë 4-vjeçare me 10 milionë euro rrogë në sezon. Zyrtarizimi i Marotës te klubi zikaltër nuk ka ardhur ende, por një gjë e tillë nuk është një problem i madh. Ish-drejtuesi i Juventusit ka marrëdhënie të mira me Realin dhe detyra e tij e parë tek Interi është transferimi i Luka Modriç tek ekipi i Spaletit.Inter

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online