Misioni i Kaka, braziliani do të ndjekë nga afër objektivin e Milanit

Kaka është gati për të nisur punën me Milanin. Brazilianit i është dhënë detyra e parë si drejtues dhe ai do të ndjekë nga afër një nga objektivat e klubit kuqezi.

Bëhet fjalë për Lukas Pakuetën, i cili aktivizohet me ekipin e Flamengos dhe është një nga lojtarët më të talentuar në Brazil. 21-vjeçari luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe përveç Milanit, po ndiqet dhe nga PSG dhe klubet e mëdha spanjolle.

Pakueta debutoi me kombëtaren braziliane në miqësoren e fituar përballë SHBA, ndeshje e zhvilluar me 9 gusht. Paketa u fut në pjesën e dytë duke zëvendësuar Kutinjon e Barcelonës.

Kaka do të ndjekë nga afër ecurinë e tij dhe do të nisë tratativat për transferimin e Pakuetës në Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online