Mision i pamundur për Laçin? Tre faktorët që motivojnë bardhezinjtë

Laçi luan të enjten në Norvegji kundër Moldes dhe kurbinasit besojnë se mund të surprizojnë sërish. Edhe kundër Anorthosis Famagusta ishin të paktë ata që besonin se bardhezinjtë mund t’ia dilnin. Kurbinasit triumfuan për herë të parë në një ndeshje në Europa League dhe kaluan në turin e dytë të këtij kompeticioni.

E kishin regjistruar edhe njëherë më parë këtë arritje, pasi eliminuan sllovenët e Rudar Velenje pas gjuajtjes së penalltive. Në turin e tretë kurbinasit nuk kanë kaluar kurrë. Do tentojnë dhe motivimi nuk mungon aspak. Por nga vjen ai?

BESIMI I FITUAR – Kalimi i Anortshosis Famagausta ka bërë që lojtarët të kenë besim te forcat e tyre, por jo vetëm kaq. Ata tani e kanë të qartë, se duke ndjekur trajnerin dhe duke qenë strikt detyrat e dhëna, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kanë asnjë arsye pse të dorëzohen.

PREMIO – Presidenti Pashk Laska, pas ndeshjes me qipriotit, u pa menjëherë në fushë dhe festoi së bashku me lojtarët. Të hënën ka pasur edhe shpërblim për futbollistët. Shuma nuk dihet, por të gjithë janë të kënaqur.

Jo vetëm kaq, por edhe për kalimin e Moldes numri një i klubit e ka thënë fjalën e tij. Lojtarët do shpërblehen sërish, ndaj të gjithë do të jenë të motivuar për të shkruar emrin e tyre në historinë e Laçit, por edhe për të mbushur xhepat. Meritojnë çdo qindarkë.

STATISTIKAT – Për herë të parë Laçi në Europë ka luajtur në sezonin 2010-2011. Asokohe i eliminonte Dnjepr Mogilev. Ndeshja e parë u mbyll 1-1, kurse në të dytën bardhezinjtë u mposhtën 7-1. Nimani shënoi të vetmin gol të kurbinasve.

Po të shohësh statistikat, Laçi thuajse gjithmonë ka shënuar në ndeshjet jashtë. Ndodhi edhe këtë verë, teksa shënuan në humbjen 2-1 kundër Anorthosis. Me të njëjtin rezultat janë mposhtur edhe nga ukrainasit e Zoria Luhansk në turin e dytë verën e vitit 2015.

Sigurisht “pengun” më të madh bardhezinjtë e kanë me Diferdanzh. Shënuan të parët dhe u mposhtën 2-1, por me tre lojtarë të dalë me karton të kuq. Gjithashtu laçianët i kanë realizuar edhe Rudar Velenjes në Slloveni. Vetëm në një ndeshje Laçi nuk ka shënuar në transfertë: kundër Inter Bakut. Barazim pa gola në Azerbajxhan, por në një ndeshje të dominuar prej skuadrës bardhezi, që asokohe drejtohej nga Armando Cungu. /VLADIMIR PRENGA/ 

TRANSFERTAT – Rezultatet e Laçit në Europa League

Sezoni 2010-2011
Dnjepr Mogilev – Laçi 7-1 (Shënues: Nimani)

Sezoni 2013-2014
Diferdanzh-Laçi 2-1 (Shënues: Nimani)

Sezoni 2014-2015
Rudar Velenje-Laçi 1-1 (Shënues: Xhejms)
Zoria Luhanks-Laçi 2-1 (Shënues: Nimani)

Sezoni 2015-2016
Inter Baku-Laçi 0-0

Sezoni 2018-2019
Anorthosis Famagusta-Laçi 2-1 (Shënues: Hoxhallari)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online