Prapaskena me Nikoliçin, Partizani gjen akord me zëvendësuesin e tij

Partizani nuk dëshiron të mbajë më në skuadër sulmuesin e afruar në merkaton e verës Stefan Nikoliç. Malazezi nuk ka bindur drejtuesit e kuq që janë penduar që i kanë dhënë fanellën me numrin 9. Në fakt, duket e çuditshme se si një futbollisti i vendoset nota kaq shpejt, por situata e tillë është.

Kastrioti shpreson të përfitojë nga kjo situatë dhe të afrojë në skuadër sulmuesin shtatlartë. Nga krahu tjetër, drejtuesit e “demave” nuk janë aq të cekët që të mbesin bosh në sulm. Ata kanë menduar dhe zëvendësuesin. Emri që pritet të afrohet me kryeqytetasit është Rubin Hebaj.

“Sport Ekspres” bën me dije se i riu ka gjetur akordin me drejtuesit e “demave”, por tashmë mbetet vetëm zgjidhja e kontratës me Domzalen. Klubi i kuq nuk është në gjendje të paguajë për kartonin e tij, pasi shkodrani është nën kontratë dhe dëshiron ta marrë falas. Problemi i vetëm mbetet klubi slloven i Domzales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online