“Mision i pamundur” për djemtë e Bushit, Spanja vjen me arsenal të plotë

Kombëtarja e shpresave luan më datë 6 shtator kundër Spanjës në Kordoba në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Europianin U21 “Itali-San Marino” 2019. Iberikët janë të pamposhtur me 6 fitore në 6 takime, ndërsa shpresat kuqezi kanë humbur dy takimet e fundit dhe renditen në vend të parafundit në grup me 6 pikë pas 7 takime.

Në listën prej 22 lojtarësh të spanjollëve bien në sy emrat e disa lojtarëve si blerja e 25 milionë eurosh e Napolit Fabian Ruiz, Soler i Valencias, Roka i Espanjol dhe sulmuesit Borja Majoral dhe Mikel Ojarzabal, ky i fundit një titullar prej dy sezonesh te Real Sociedad. Shanset për një mrekulli në tokën spanjolle janë thuajse inekzistente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online