Zhoao Miranda mund të lërë San Siron që në merkaton e janarit, të paktën kështu flitet në mediat italiane. Braziliani ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë edicion dhe në dritaren dimërore të transferimeve mund të marrë valixhet për të kërkuar një tjetër destinacion.
Kjo gjë i ka futur pak në presion drejtuesit ziklatër që kanë nisur menjëherë të kërkojnë një pasues tjetër për 34-vjeçarin. Edhe pse janari nuk është momenti që shumë futbollistë preferojnë të ndryshojnë ambient, e kanë spikatur lojtarin që mund të afrojnë,
Geri Kahill nuk është në listën e preferencave të teknikut Sarri te Çelsi, ndaj lojtari po shqyrton mundësinë për t’u larguar. Kjo duket se është në favor të të dy klubeve, ndaj duket një lëvizje mëse e arritshme.