Miqësore “të mallkuara” për Zidan, pas Asensios e pëson mbrojtësi

Reali i Madridit duket se po kalon një fazë parapërgatitore aspak të mirë. “Los Blancos” kanë pësuar dy dëmtime në dy ndeshjet e fundit miqësore dhe nuk janë aspak dëmtime të lehta. Në takimin kundër Arsenalit, u dëmtua Marko Asensio, i cili mendohet se e ka mbyllur sezonin e ri ende pa filluar.

Ndërsa sot, është dëmtuar dhe Ferland Mendi. Mbrojtësi i ardhur me bujë në këtë merkato vere, është dëmtuar para takimit kundër Atletiko Madrid, i vlefshëm për International Champions Cup. Mëngjarashi francez ka pësuar një dëmtim muskular, për të cilin Zidan tha:

“Nuk është aq i rëndë sa dëmtimi i Asensios, por këto dëmtime po më bëjnë nervoz. Duket se jemi të mallkuar, situata nuk është aspak e mirë. Do të mbarojmë këto ndeshje miqësore dhe do të rikthehemi në Madrid, aty ku do të studiojmë lojtarët që kemi në dispozicion dhe merkaton në vazhdim”, tha mes të tjerash tekniku francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *