Dy gola në Kamza-Kastrioti, por në fund nuk ka fitues

Kamza dhe Kastrioti janë përplasur në një miqësore sot, sfidë e cila është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe është mbyllur në baraspeshë totale mes dy ekipeve.

Në pjesën e parë, nuk kishte gola dhe skuadrat ishin disi më të kujdesshme. Gjithsesi, me fillimin e së dytës, të dyja ekipet gjetën rrugën e rrjetës. Fillimisht, ishte Kastrioti që kaloi në avantazh.

Djemtë e drejtuar nga Bledar Devolli gjetën rrjetën me anë të Vatnikaj, i cili duket në një formë shumë të mirë. Vetëm pesë minuta nga fillimi i së dytës dhe skuadra krutane e sheh veten në epërsi.

Gjithsesi, ky avantazh nuk do të zgjaste shumë, pasi sulmuesi argjentinas i Kamzës, Martinena do të barazonte gjithçka. Ky gol i bomberit do të vendoste dhe rezultatin përfundimtar të takimit, që u mbyll 1-1.

Miqësore, 16 janar 2019, Kamëz

Kamza – Kastrioti  1-1
Shënues: Martinena / Vatnikaj 50’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *