Transferimi rekord i brazilianit Alison për shifrën rekord të 70 milionë eurove ka bërë që te klubi i Liverpulit të bëjnë spastrime te reparti i gardianëve.
Mbas shitjes së portierit Deni Uard te Leister Siti, i ka ardhur koha dhe kolegut të tij Simon Minjolet. Futbollisti belg kërkohet kërkohet nga turqit e Beshiktash.
Lëvizja në Stamboll preferohet shumë nga Minjole, pasi transferimi te Beshiktashi i garanton atij një vend të sigurt titullari, si dhe të njëjtën rrogë që përfiton te Liverpuli. Sipas medieve angleze finalizimi i marrëveshjes është vetëm çështje ditësh.