Osmani u jep fund dilemave, vendos për të ardhmen

Qëndroi shumë kohë pezull, por më në fund Tefik Osmani i jep fund të gjitha dilemave. I kërkuar nga Teuta,Flamurtari e Partizani, qendërmbrojtësi do t’i qëndrojë besnik Skënderbeut.  Osmani do jetë këtë sezon nën urdhrat e ish-shokut të tij të ekipit, Orges Shehi, i cili ka marrë drejtimin e korçarëve.

Pritet që këto ditë ai t’i bashkohet në stërvitje skuadrës, që momentalisht është në momentin e saj më të vështirë. Tefik Osmani është ndër lojtarët më të vjetër dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar. Eksperienca e tij do të ishte mjaft e dobishme në rindërtimin e ekipit të Skënderbeut.

Skuadra e Orges Shehit pritet të zhvillojë një miqësore ditën e shtunë me Trepça 89, që drejtohet nga Gugash Magani. Trajneri Shehi po mundohet të ndërtojë këtë verë një ekip sa më kualitativ dhe ka ende nevojë për lojtarë. Në shënjestër momentalisht janë një sulmues dhe një mesfushor.

Kujtojmë se Skënderbeu ka zhvilluar dy miqësore së fundmi. Një me Renovën e Blendi Shkëmbit dhe një me Teutën, ku të dyja sfidat kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online