Largimi i Bonuçit, Ventura “shokohet” nga vendimi

Ish-trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, ka folur për futbollin italian dhe është ndalur dhe te çështja Bonuçi. 70-vjeçari, i cili dështoi të kualifikonte të kaltrit në Botërorin e Rusisë, flet për mbrojtësin e Milanit.

Kapiteni i “Djallit” ka kërkuar rikthimin te Juventus dhe drejtuesit e dy klubeve po tentojnë të zgjidhin situatën. Diçka e tillë ka sjellë kritika të mëdha dhe Ventura jep mendimin e tij.

“Kam lexuar që Bonuçi dëshiron të kthehet te Juventus. Jam i befasuar, pasi ai është kapiteni i Milanit. Bonuçi me siguri do të ketë shkaqet e tij, por më ka befasuar. Nuk e di si do përfundojë kjo çështje, por afrimi i tij do rriste eksperiencën në mbrojtjen e bardhezinjve.”

 

Ish-trajneri i Italisë: Bonuçi më ka befasuar me kërkesën e tij

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online