Milwaukee Bucks i tregojnë forcën edhe kampionëve, dëmtohet Curry

Golden State Warriors janë të fortë, por jo të pathyeshëm. Së fundmi i ka mposhtur Milwaukee Bucks 111-134, madje duke e dominuar ndeshjen. Humbja e dytë për kampionët në fuqi dhe që i vjen nga një rival për titullin kampion. Takimi u dominua nga miqtë, që në tre periodat e para arritën të realizonin 26 pikë më shumë se Warriors.

Stephen Curry (pësoi edhe një dëmtim në kofshë) ishte në hije, pasi shënoi vetëm 10 pikë. Shtatë më shumë realizoi Durant, ndërsa më i miri për skuadrone tij ishte Thompson me 24 pikë. Giannis Antetokounmpo (24 pikë, 4 asiste, 9 rikuperime), Eric Bledsoe (26 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) dhe Malcolm Brogdon (20 pikë) ishin të pandalshëm dhe i dhanë fitoren Milwaukee Bucks.

Paul George dhe Stevean Adams udhëhoqën Oklahoma City Thunder drejt triumfit kundër Houston Rockets me rezultatin 98-80. Fitorja e shtatë për vendasit, që tanimë duket se kanë gjetur rrugën e duhur. Portland Trail Blazers ka bërë detyrën kundër Los Angeles Clippers, në një ndeshje që u mbyll  116-105.

Damian Lillard me 25 pikë dhe C. J. Mccollum me 23 pikë ishin dy më të mirët në parket. Phoenix Suns është thyer për të nëntën herë këtë sezon, teksa këtë herë i ka mposhtur 109-116 Boston Celtics. Kyrie Irving arriti të shënojë për miqtë plot 39 pikë, një më shumë se Devin Booker i Suns.

Oklahoma City Thunder-Houston Rockets 98-80
Portland Trail Blazzers-Los Angeles Clippers  116-105
Phoenix Suns-Boston Celtics 109-116
Golden State Warriors-Milwaukee Bucks 111-134

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online