Milionat e Champions japin efekt, Atalanta bën ofertën historike

Atalanta me paraqitjet e mira në Serie A, duke siguruar edhe një vend në Champions ka bërë që të rriten financat e klubit. Bergamaskët kanë dy vite rresht që sigurojnë përfaqësimin në kompeticionet evropane. Fitimet nga kjo janë të mëdha dhe e lejon klubin të bëjë blerje me çmime relativisht të larta në merkato.
Klubi ku luan Berisha dhe Gjimshiti mund të thyejnë rekordin e blerjes më të shtrenjtë. Ruslan Malinovski është lojtari që e bën Atalantën të dalë nga vetja. Fantazisti luan me kampionët e Belgjikës, Genk. Ukrainasi është një nga lojtarët më të mirë të këtij kampionati. Sezoni i kaluar ishte spektakolar për ukrainasin me 16 gola dhe 16 asiste.

Atalanta është gati të sigurojë shërbimet e e 26-vjeçarit për shifrën  e 17 milionë eurove. Kjo do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit nga Bergamo. Këtë rekor e mban transferimi i Duvan Zapata. Kolumbiani u transferua verën e kaluar për shifrën e 14 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online