Miliona për Bylisin dhe Skënderbeun, Olajinka është një rekordmen te Slavia

Peter Olajinka është pjesë e Slavias së Pragës, pasi u transferua nga Gent te klubi çek për shumën e 3.2 milionë eurove. Sulmuesi, i cili vjet spikati te Zulte Varegem me 11 gola dhe 15 asiste, u kthye në një dëshirë merkatoje për shumë klube, por nigeriani e kishte marrë vendimin e tij.

Slavia, që financohet nga kompani kineze, i kishte ofruar një kontratë mjaft të mirë dhe sulmuesi po shtynte që të mbyllej kjo marrëveshje. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zëra të shumtë, teksa në një moment u raportua se çekët ishin tërhequr, pasi Gent kërkonte 8 milionë euro.

Gjithsesi dy ditë më parë nigeriani u shfaq në Pragë dhe pasi kaloi vizitat mjekësore nënshkroi deri në verën e vitit 2022. Sulmuesi, i cili ende nuk i ka mbushur 23 vjeç, ka hyrë në historinë e Slavias së Pragës, pasi është lojtari më i shtrenjtë që ata kanë blerë ndonjëherë.

Më parë nga rumunët e CSU Kraiova kishin blerë Aleksandër Baluta për shumën e 2.65 milionë eurove dhe rekordi mbahej prej tij. Nga transferimi i Olajinkës përfiton edhe Skënderbeu, që zotëronte një pjesë të kartonit të sulmuesit, por edhe Bylisi si klubi mëmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *