Lila nuk dorëzohet për Berishën, Atalanta i vendos çmim

Skuadra franceze e Lilës nuk dorëzohet për portierin shqiptar, Etrit Berisha. Francezët e pëlqejnë shumë “gardianin e portës” së ekipit italian, prandaj kanë patur dhe kontakte me drejtuesit bergamez. Tentativat e para janë refuzuar dhe francezëve u është mbyllur dera, por kontaktet vazhdojnë.

Drejtuesit e Lilës nuk i kanë humbur shpresat, pasi kanë kërkuar një çmim nga skuadra e Atalantës. Klubi italian ka vendosur një çmim prej 7 milionë eurosh për portierin shqiptar. Shifër që nuk përballohet nga Lila. Ekip ky që synon ta ulë më shumë shifrën.

Nga krahu tjetër, Atalanta nuk e sheh të pashitshëm Berishën, pasi trajneri Gasperini synon që të kthejë në numrin një të portës, 23 vjeçarin, Pierluigji Golini. Të shohim dhe të presim se si do të përfundojë kjo merkato për shqiptarin 29-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online