Milinkoviç paditet nga Luftëtari

Mlladen Milinkoviç ka nisur nga puna tek kampionët e Shqipërisë, teksa dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Së bashku me stafin e tij, trajneri serb ka marrë përsipër që këtë sezon të çojë në Kukës tre trofetë e mundshëm. Ishte vetë presidenti Safet Gjici ai që “bekoi” 49-vjeçarin në krye të Kukësit, por situata për pakduket se ka ngrirë. Arsyeja? Luftëtari është “nervozuar” dhe që ditën e prezantimit publikoi dokumentin ku pretendonte se Milinkoviç kishte rinovuar me ta dhe për një sezon. Gjithçka kaloi me pak zhurmë mediatike, por jo për Luftëtarin, i cili ka ndërmarrë hapin e radhës. Siç bëhet e ditur për “Sport Ekspres” klubi gjirokastrit ka depozituar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ankesën për këtë transferim të parregullt. Shumë shpejt Luftëtari dhe Milinkoviç do të përfundojnë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Gjirokastritet nuk e kapërdijnë dot faktin se trajneri serb është prezantuar zyrtarisht te Kukësi dhemenjëherë kanë depozituar dokumentet për ta ndjekur këtë çështje. Mbetet për t’u përcaktuar data e kësaj seance, për t’u vendosur më pas se kush ecën me të drejtën. Pavarësisht kësaj, Milinkoviç mësohet se është i qetë dhe do të vijojë normalisht punën me Kukësin.

 

Ermal Nexhipi risia e stafit 

Do të jetë Ermal Nexhipi trajneri i portierëve të Kukësit. Pas largimit të Ernest Gjokës, Mlladen Milinkoiviç preferoi që të ndryshonte të gjithë stafin. Në seancën e parë stërvitore ra në sy fakti se dy portierët, Ervis Koci dhe Klevis Hasanbelli u stërvitën me pjesën tjetër të skuadrës dhe jo të diferencuar. Vetëm 24 orë më pas kampionët kanë emëruar teknikun e ri, i cili do të merret me portierët e Kukësit. Do të jetë Ermal Nexhipi pasuesi i Gud Tafajt në radhët e Kukësit. Nexhipi së fundmi ishtenë rolin e trajnerit tek skuadra e Korabit ndërsa tani do të rreshtohet përkrah stafit serb të Milinkoviçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online