Mposhtet Teuta, Imami tentohet për mbrojtjen

Durrsakët janë mundur në miqësoren e djeshme, ndërkohë që ka lëvizje në klub dhe në merkato

Teuta ka zhvilluar një tjetër miqësore ditën e djeshme, teksa ka pasurpërballë skuadrën e Serisë D, Samaurezen. Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani ka ndjerë lodhjen dhe ngarkesën e seancave të këtyre ditëve dhenë fund ka pësuar një humbje me shifrat minimale 2-1. Skuadra italianeka kaluar në avantazh të dyfishtë, ndërkohë që durrsakët nuk kanë mundur dot ta hapin ndeshjen, pasi kanë realizuar në minutat e fundit me Lajthinë dhe koha nuk ka qenë e mjaftueshme për të bërë diçka më tepër. Gjithsesi, rezultati është në plan të dytë, pasi synimi kryesorështë përgatitja e ekipit dhe gjetja e një sulmuesi, që po e mundon shumë Teutën në këto momente.

MERKATO – Krahu i majtë i mbrojtjes është një problem për t’u zgjidhur. Aktualisht te “djemtë e detit” ka kaluar shkodrani Esin Hakaj nga Partizani, por nuk mjafton për të përballuar një sezon të gjatë dhe konkurrues. Për këtë Teuta ka hedhur sytë nga Kukësi dhe janë interesuar për Eni Imamin, i cili do të kërkojë të zgjidhë kontratën me skuadrën kampione. E ardhmja e tij është në dorën e presidentit Gjici, ndërkohë që për të interesohet edhe Kamza, që në linjën e majtë ka vetëm Spartak Elmazin. Një duel tjetër në merkato mes këtyre dy klubeve, pasi më parë kanë rivalizuar për të marrë shërbimet e sulmuesit Ardit Shehaj, që vendosi të vihej nën urdhrat e trajneri Magani.

AKADEMIA – Pritej që ditën e martë të Teuta të prezantohej drejtori i ri i Akademisë, por kjo nuk ka ndodhur për arsye objektive. Diçka e tillë ka ndodhur dje, kur administratori Erjon Jakova ka prezantuar zëvendësuesin e Hito Hitajt dhe ai është z. Enid Furxhi, sikurse edhe ishte lajmëruar nga klubi. Skuadrat e moshave te Teuta kanë qenë gjithmonë në fokus dhe pritet që nga puna me ta të furnizohet edhe ekipi i parë me elementë cilësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online