Stafi i Kukësit, pa paga për Europën

Trajneri Gjoka dhe ndihmësit e tij kanë gati ankesën në FSHF, pasi nuk janë paguar për periudhën e Kupave të Europës

Presidenti Safet Gjici bëri ndoshta një nga zgjedhjet më të paparashikuara të verës, ku pas Kupave të Europës vendosi që të mos e zgjasë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka dhe stafin etij, të cilët sollën të parin titull kampion në Kukës. Një largimjo shumë miqësor, falënderime sa për fasadë në distancë, por dhe akuza nga klubi i Kukësit për ish-timonierin. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se stafi i Kukësit ka gati ankimimin me pretendimin se nuk është paguar për periudhën e Kupave të Europës. Siç dihet, stafi teknik u konfirmua dhe për Kupat e Europës, pas fitimit të titullit kampion, me arsyetimin se kontrata i detyronte të qëndronin për Europën, megjithatë deri nëkëto momente ish-teknikët nuk janë paguar për këtë periudhë. Kontratat u përfundonin më 31 maj, ndërsa deri pas eliminimit ngaSherifi, asnjë pagesë. Gazeta kontaktoi menaxherin e klubit të Kukësit, Naim Halilin, për kësaj çështjeje. Halili shkurtimisht deklaroi se detyrimet financiare janë siç i parashikon kontrata: “Ne paguajmë sipas kontratës dhe jo sipas kërkesave”. Një situatë, që tashmë duket se do t’i kalojë në dorë FSHF-së, për tëveçuar se kush do të ketë të drejtë. Trajneri Gjoka dhe ndihmësite tij kërkojnë të shpërblehen për djersën e tyre, në krahun tjetër klubi nuk paraqet asnjë detaj kontraktual në lidhje me këtë çështje, pasi edhe deklarata e Halilit është evazive dhe nuksqaron asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online