Milano pret derbin, “avullojnë” biletat

E gjithë vëmendja në javën e nëntë e Seria A do të jetë tek ndeshja e “San Siro”-s, ku Interi dhe Milani do të matin forcat. Normalisht që bëhet fjalë për një nga ndeshjet më të nxehta në Itali dhe si një derbi interesi për ndeshje të tilla është shumë i madh.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane biletat po avullojnë dhe në pak orë me shumë mundësi të gjitha do të jenë shitur. Një pjesë e mirë e stadiumit ka qenë e prenotuar nga abonimet,  teksa pjesa më e madhe e atyre biletave që kanë mbetur janë në sekretin VIP, ku çmimet janë shumë të shtrenjta.

Ndeshja do të luhet në datën 21 tetor, pra pas 12 ditësh dhe është mjaft e pazakontë që të shiten biletat në një kohë kaq të shkurtër. Pritshmëritë janë mjaft të mëdha që të shohim një stadium të mbushur në kapacitetin e tij maksimal, por dhe që të shijomë spektakël siç ndodh gjithnjë në derbi, por me një madhi tjetër kur bëhet fjalë për një Milan-Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online