(Video) Gol i çmendur në Irlandë, sa i zoti edhe arbitri!

Të hënën në Irlandë u luajt një nga gjysmëfinalet e Kupës së Irlandës, mes Kork Sitit dhe Bohemiansit.

Vendasit kryesonin 2-0, kur mesfushori Ian Morris vendosi të shënonte golin e vitit në Irlandë, me një silurë nga një distancë e pamundur.

31-vjeçari nuk shënon shpesh, vetëm 12 gola në kampionatet ku ka luajtur, mes Anglisë e Irlandës  ndaj natyrisht është goli i karrierës, por nuk vlejti shumë, sepse ndeshja mbaroi 2-1.

Ndërkaq, duke e parë golin me kujdes, bie në sy vendimi i saktë i arbitrit anësor, i cili ka parë topin të kalojë vijën fatale, pas përplasjes në traversë. Duket e lehtë, pasi topi ka kaluar dukshëm, por nëse shihni topin nga është nisur, nuk duhet harruar që anësori ka qenë më pranë mesfushës, sesa portës, ndaj vendimi i marrë në moment nuk ka qenë aspak i lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online