Milanisti Gentian Selmani, e ardhmja dhe rëndësia e një portieri

Gentian Selmani ishte vendimtar me pritjet e tij në ndeshjen që Laçi barazoi 0-0. Futbollisti 20-vjeçar është pjesë e Shpresave dhe te kurbinasit mban shiritin e kapitenit, duke treguar edhe vlerat që ka për bardhezinjtë.

“Skuadra e zemrës është Milani, jam që i vogël me ta. Mendoj se një portier është shumë i rëndësishëm në një skuadër futbolli. Një portier i mirë, një lider, i jep shumë besim skuadrës”, u shpreh Selmani fillimisht në emisionin “Zona Gol” në Supersport 2.

“Ndeshja me Kukësin? Dëshironim të merrnim tre pikët, por ishte e para e kampionati. Edhe barazimi na kënaq. Patëm rastet tona, shpresoj të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe të marrim sa më shumë pikë. Kukësi është ekip me lojtarë cilësor. Ne duhet të jemi kompaktë. U munduam të qarkullojmë topin dhe t’i kapim në sulm”, shtoi portieri.

“Sulmi? Sigurisht sulmi është pikë referimi, duke shënuar fitohet. Klubi ka bërë dy afrime, presim të vijnë dhe të na ndihmojnë duke shënuar”, tha Selmani.  “Kukësi apo Partizani? Janë ekipe të forta, nuk i ndaj dot. Le ta fitojë më i miri. Ne vetë shohim ndeshjen e radhës, do qëndrojmë me këmbë në tokë. Le të kapim Europën, pastaj edhe titullit nuk i themi jo”.

“Shpresoj të transferohem jashtë. Për momentin jam i fokusuar të paraqitem sa më mirë këtu. Do punoj fort të rris performancat. Unë jam gati”, deklaroi kapiteni i kurbinasve, i cili theksoi më pas se trajneri Prenga ka shumë besim te të rinjtë dhe se ata mundohen të dëgjojnë këshillën e tij.

“Sa e vështirë është të ndalësh lojtarë si Mala? Është e vështirë pasi janë lojtarë që godasin befasisht. Lojtarë si Mala, që vijën nga pas shpine janë të rrezikshëm. Unë gjithmonë mundohem ta mbaj portën të paprekur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online