Milani supergoditje, Andre Silva kryen kontrollet mjekësore

0

Andre Silva mund të konsiderohet sulmuesi i ri i Milanit, që po përjeton një verë të çmendur, si asnjëherë këto vitet e fundit.

Milani kinez e ka seriozisht dhe përveçse ka nisur spastrimin, po bën edhe blerje të shkëlqyera, me lojtarë mjaft të rinj që po shkojnë në Milano.

Pas Musakios, Kesit dhe Rikardo Rodrigezit, tashmë është praktikisht kuqezi Andre Silva, i cili po kryen kontrollet mjekësore rutinë, para firmave dhe prezantimit.

Kush është Andre Silva? Vetëm 21 vjeç, shënoi 21 gola te Porto sezonin e fundit, ka shënuar 8 gola në 9 ndeshje për Portugalinë dhe luan si sulmues kryesor, duke nxjerrë të tepërt kolumbianin Baka.

Kostoja? 38 milionë euro, biznes i mirë, sepse Porto ishte i detyruar të shiste urgjentisht, për shkak të një grope të zezë në buxhet, shkaktuar nga fakti se lojtarët që shet Porto i kanë në pronësi edhe kompani e agjentë të ndryshëm, si agjenti i Andre Silvas, Zhorzh Mendesh.

Ky i fundit është afruar me Milanin prej disa javësh dhe po nxjerr jashtë loje Mino Raiolën, i cili me Galianin bënte pazar çdo dritare merkatoje. Zhorzh Mendesh ka në dorë gjysmën e yjeve të Europës dhe në këtë moment mund të bëhet vendimtar për ringritjen e Milanit, sepse si i thonë fjalës, njëra dorë lan tjetrën.

Ylli i parë ka shkuar në Milano dhe quhet Andre, si një “përbindësh” nga Ukraina, por nuk ia themi dot emrin, sepse është rrezik i madh të krahasosh ndonjë futbollist me të. Nëse Andre Silva rezulton sulmues i madh, ashtu si ka parashikuar Kristiano Ronaldo (“Po e lë Portugalinë në duar të sigurta, tani kemi gjetur edhe një sulmues të madh si Andre Silva”), atëherë Milani dhe tifozët mund të ëndërrojnë vërtet.

BLERJET KUQEZI

Musakio €18m
Kesi €8m (huazim me të drejtë blerjeje)
Rikardo Rodriguez €18m
Andre Silva €38m

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.