Milani reagon, gati pasuesi i Donarumës

0

Donaruma refuzon rinovimin dhe kërkon të largohet? Asnjë problem, fundja Milani në histori nuk ka truumfuar falë portierëve, mjafton të kujtohet Sebastiano Rosi, titullar te Milani i Sakit dhe Kapelos, por asnjëherë nuk u bë i rëndësishëm për kombëtaren italiane.

Tani Milani merr masa për pasuesin e Donarumës dhe i përzgjedhuri është Matia Perin.

24-vjeçari i Xhenoas konsiderohet ndër portierët më të mirë në Itali, por një dëmtim i rëndë në ligamentin krociat e ka ndalur dy herë në dy sezonet e fundit.

Gjithsesi, Milani beson se Perin nuk do të ketë më probleme dhe ofron 15 milionë euro, të ndara në 7 milionë në dorë dhe 8 në bonuse. Xhenoa kërkon 10 milionë në dorë dhe kjo është pengesa e vetme momentalisht.

Ndërkaq, për Donarumën nuk ka nxitim: Milani do ta shesë, por jo për shifra qesharake. Kush e do, duhet ta vlerësojë Donarumën ashtu si e vlerëdon Mino Raiola: top player, që meriton pagë prej superstari, ndaj çmimi nis nga 60 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.