Milan po luan në këto momente ndaj Sampdorias në “San Siro”, sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të Serisë A. Kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi vjen nga dy humbje radhazi dhe një hap fals ditën e sotme do të ishte deçiziv për të ardhmen e trajnerit Gatuzo.
Gjithsesi, “djalli” pavarësisht se kaloi në avantazh në minutën e 17-të me Kutronen, u barazua vetëm pas katër minutash. Ishte pikërisht ish-lojtari i tyre, Rikardo Saponara, i cili shënoi për Samporian, duke vënë kështu një rekord për klubin e Milanit. Kuqezinjtë tashmë pësojnë gol për të 15-tën herë rresht në kampionat dhe kjo gjë përbën një rekord negativ, i cili ka ndodhur vetëm në vitin e largët 1946.
Ndeshja e fundit për Milanin që arriti të mbante portën të paprekur në Serinë A, ishte në muajin prill, konkretisht 15 prillin e këtij viti, kur luanin ndaj Napolit në “San Siro”. Në atë kohë ai takim u mbyll me rrjeta të paprekura, ku ekipet ndanë nga një pikë. Ndeshjen e ardhshme kuqezinjtë e luajnë ndaj Xhenoas në mesajvë.