Pas largimit nga Roma në fillim të qershorit, Milani ka emëruar Frederik Masarën si drejtorin e tyre më të ri sportiv. 50-vjeçari italian do të fillojë punën më 1 korrik 2019.
Njoftimi i Milanit: “AC Milan njofton emërimin e Frederik Masara si Drejtor Sportiv i ekipit të parë, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2019. Drejtori i ri do të raportojë direkt tek Drejtori Strategjik dhe i Zhvillimit, Paolo Maldini”.
Masara, i lindur në Torino më 11 nëntor 1969, u tërhoq futbolli me 221 paraqitje në Serie A dhe Serie B, duke shënuar 24 gola. Fillimisht, ai ka punuar si asistent i trajnerit dhe më pas si shef ekzekutiv për Palermon dhe Romën, para marrjes së Licencës së Drejtorit Sportiv në maj 2011.
Ai u emërua drejtor sportiv i Romës në vitin 2016, përpara se të fillonte një aventurë të re nga gushti i 2017-ës deri në mars 2018 në fushën teknike të “Jiangsu Suning”. Në qershor të vitit 2018, ai u kthye në Romë si Koordinator i Zonës Teknike, për të marrë përsëri rolin e Drejtorit Sportiv. Masara tani do të bashkohet me kuqezinjtë e Milanit dhe do të mbikëqyrë të gjitha operacionet teknike dhe sportive.