Futbolli modern është kthyer në një biznes, ku duhet të tregohet shumë kujdes me bilancet financiare në fund të vitit. UEFA prej disa vitesh kontrollon në mënyrë rigoroze klubet me anë të rregullave të “Financial Fair-Play”, por ende ka nga ato klube që nuk po munden të ndalojnë humbjet e mëdha financiare.
Klubi më i madh në botë, që po vuan shumë në aspektin financiar është Milani. Shpenzimet e shumta që ekipi italian ka kryer gjatë viteve të fundit kanë rënduar jo pak arkat e klubit, por shumë vetë besojnë se me largimin e kinezëve dhe ardhjen e administratorëve amerikanë, shtatë herë fituesit e Champions-it do të arrijnë të gjejnë sukses si në fushë edhe në financa.
Në një analizë të medies amerikane “Forbes”, janë listuar bilancet financiare të kuqezinjve të 14 vitet e fundit, ajo çfarë bie menjëherë në sy është se vetëm dy sezone () ka pasur bilance pozitive në fund të vitit.
Miliona € – Fitim / (Humbje)
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
(4.60) 38.80 (fitim) (21.60) (80.50) 1.30 (fitim) (85.10) (80.70)
2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018
(6.86) (15.70) (99.00) (89.30) (74.90) (73.00) (126.00)