Juraj Kucka është zyrtarisht një futbollist i Trabzonsporit. Mesfushori sllovak largohet nga Milani, që arkëton 5-6 milionë euro.
30-vjeçari u largua i mallëngjyer dje, por të paktën ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, me 2-2.5 milionë euro në sezon.
Edhe pse një lojtar mjaft punëtor dhe i pëlqyer nga tifozët, Milani e shiti Kuckën për faktin se ishte i vetmi që kishte ofertë të konsiderueshme ekonomike.