Rapidi i Vjenës interes për Trashin, paratë bllokojnë lëvizjen

Një ndër lojtarët kyç të ekipit të Partizanit është Lorenc Trashi. Mesfushori ka njohur vetëm rritje në përformancat e tij gjatë sezoneve të fundit. Gramshioti ka fituar rolin e titullarit fiks dhe tashmë duhet të luftojë për t’u konfirmuar edhe me teknikun Mark Juliano. Trashi ka qenë shpesh herë edhe në orbitën e merkatos dhe në vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga Red Bull Salzburgu e deri në kampionatin egjipitan, për t’u rikthyer përsëri në tokën e Moxartit, aty ku luajti një ndër ndeshjet më të mira të karrierës së tij kundër Red Bull Salzburgut në Austri. Megjithatë, ndryshe nga hera e parë, ka qenë ekipi tjetër i Vjenës, Rapidi, ai që ka shfaqur interes për futbollistin e Partizanit.

Skautët e Rapidit e kanë ndjekur në disa ndeshje Trashin dhe kanë marrë të gjithë informacionet e nevojshme për të. Në fund kanë dhënë edhe përgjigjen pozitive për ta afruar në skuadër, por fatkeqësisht marrëveshja nuk është arritur. Kjo jo për faj të Trashit, e as për faj të Partizanit, por për stepjen e austriakëve.

MUNDËSIA – Rapidi i Vjenës ka kërkuar një lojtar me karakteristikat e Trashit. Pas rekomandimit të lojtarit, austriakët e kanë ndjekur dhe e kanë pëlqyer atë, por në fund nuk kanë bërë hapin final. Cilësitë e Trashit nuk i kanë bindur aq shumë sa për të kontaktuar dhe dërguar një ofertë zyrtare në zyrat e klubit të “demave”. Drejtuesit e Rapidit të Vjenës kanë dashur të sigurojnë shërbimet e lojtarit pa paguar asgjë në klubin e “demave” dhe kanë shpresuar që vetë futbollisti ta zgjidhte kontratën me klubin, pa kosto financiare. Megjithatë, Trashi është nën kontratë me Partizanin dhe nuk mund të largohet falas nga klubi i kuq. Shifra që kërkon Partizani për të liruar 25-vjeçarin është 200 mijë euro. Një shumë e tillë nuk është marrë aspak në konsideratë nga skuadra e Rapidit, që ka dashur të sigurojë shërbimet e Trashit falas.

Të kuqtë nuk bëjnë më gabime të tilla, prandaj dhe kontratat e tyre janë afatgjata për të mos u gjendur përballë situatave të tilla. Rasti i mbrojtësit Amir Rrahmanit akoma mbahet mend mirë në shtëpinë e kuqe.

TRASHI – Dëshira e lojtarit është të largohet nga Partizani për një ekip jashtë vendit, ashtu siç dëshiron çdo futbollist i Superligës shqiptare. Trashi ishte shumë afër përfshirjes në kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk u grumbullua në momentet e fundit. Një ndër arsyet që mesfushori mendon se e penalizon është edhe fakti që luan në Superligën shqiptare, një kampionat që nuk ka tërhequr trajnerët e përfaqësueses, sidomos në 17 vitet e shekullit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online