Vinçenco Montela ka grumbulluar 20 lojtarë për ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës. Trajneri kuqezi ka mungesa të rëndësishme, sepse qendërmbrojtësi Romanjoli dhe mesfushori Bilia janë të dëmtuar. Gjithashtu, nuk janë grumbulluar as Gustavo Gomez, Gabriel Paleta e M’Baje Niang. Të gjithë janë në shitje: Gomez ka ofertë nga Trabzonspori, Paleta nga Fenerbahçe, Niang nga Spartak Moska.
Ndërkaq, për Shkëndijën mbetet i dëmtuar mesfushori i rëndësishëm Vujçiç, si dhe është sërish i pezulluar sulmuesi Stenio Zhunior, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Trakait në Lituani.
Gjithsesi, në krahasim me ndeshjen e kthimit kundër Trakait kthehet mbrojtësi i rëndësishëm Cuculi, i pezulluar për atë takim.
Formacionet e mundshme
MILAN: Donaruma; Konti, Bonuçi, Musakio, Rodriguez; Kesié, Locatelli, Çalhanoglu; Suso, Andrè Silva, Bonaventura.
Tr.: Vinçenco Montella.
SHKËNDIJA: Zahov – Todorovski Bejtullai, Cuculi, Çelikoviç,Totre, Hasani, Alimi, Radeski, Abdurahimi, Ibraimi.
Tr.: Qatip Osmani.