Çështja kryesore te Milani është padyshim ajo e trajnerit të ri, me kuqezinjtë që ende nuk e kanë zgjedhur timonierin e ri.
Emri kryesor në listën e “Djallit“ është padyshim Marko Xhamapolo dhe së fundmi “Gazzetta dello Sport“ ka zbuluar se ky i fundit do të zyrtarizohet ditën e hënë si trajneri i ri i Milanit.
Marrëveshja duket se është arritur dhe të dyja palët janë bindur. Gjithçka do të marrë fund të hënën, me Milanin që do të nisë të mendojë pë merkaton më pas.