Milani gjen “muskujt” në Angli

0

Maldini është rikthyer tek Milani dhe ka nisur direkt punën. Objektivi është Tiemoue Bakajoko. Mesfushori francez aktivizohet me Çelsin dhe shihet si përforcimi i duhur për mesfushën e Gatuzos. Ditën e sotme, Maldini&Leonardo janë takuar me vëllanë e lojtarit, i cili është edhe agjenti i tij. Siç citon “Milannews.it”, bisedimet kanë qenë pozitive dhe palët janë drejt akordit.

23-vjeçari përfiton një rrogë prej 6.5 milionë eurosh dhe anglezët paguan 40 milionë euro, vitin e kaluar tek Monako për shërbimet e tij. Ai numëron 29 ndeshje dhe 2 gola të shënuar me Çelsin dhe tashmë është gati për një tjetër eksperiencë. Afrimet e Kovaçiç dhe Zhorzhinjos kanë zvogëluar mundësitë e të qënit titullar dhe Milani do të ishte një destinacion perfekt për të.

Negociatat po ecin mirë, por pritet dhe akordi me Çelsin. Kuqezinjtë kërkojnë marrjen në huazim të mesfushorit difensiv me të drejtë blerje, për një shifër që varion nga 30-35 milionë euro. Tratativat janë në rrugë të mbarë dhe Bakajoko shumë shpejt mund të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.