Largimi i Behramit nga Zvicra: nga zënka te zhgënjimi, babai i thotë të gjitha

Valon Behrami ka folur vetë gjerë e gjatë për largimin nga Zvicra. Ka pasur shumë akuza, madje për vendim politik të tij nga helvetët. Tani ka folur edhe babai i tij, Ragip Behrami. I ati i mesfushori ka dhënë një prononcim të gjatë për gazetën “Zëri” në Kosovë.

VENDIMI PËR T”U LARGUAR – Fillimisht Ragipi ka treguar prapaskenën e parë, kur i është refuzuar largimi: “Menjëherë pas Botërorit, Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur. Dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jonjerëzore”.

ZËNKA – “Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg, duke e quar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Andaj, Valoni e ka pasur një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla, përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët e tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre. Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm e ka zbatuar një urdhër, që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirrur Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës”.

ZHGËNJIMI ME TRAJNERIN – “Me Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i trajnerit të Zvicrës, ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetet trajner i Zvicrës”.

SUKSESET DHE MËNYRA E LARGIMIT – “Pikërisht prej kohës së angazhimit të Valonit, Blerim Xhemailit, Zvicra kishte nisur të përparonte. Aty kishte nisur ngritja, e cila vazhdonte të rritej edhe me ardhjen e Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, i cili në moshën më të mirë u la jashtë. Sot Zvicra është e gjashta në botë. Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështjeje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit, sepse ai vetë ka dashur të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur e di se çka kam bërë për Zvicrën, ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”.

“Ne nuk pendohemi për krejt atë që e kemi dhënë që 20 vjet për Zvicrën. Zvicra ka dhënë shumë për djalin tim, familjen time, Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Kështu që dy-tre individë, që e bënë krejt këtë poshtërsi, nuk e përfaqësojnë një Zvicër të tërë. Tifozët janë me ne dhe po i thonë ‘marre’ këtij veprimi të federatës zvicerane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online