Milani e zyrtarizon, Higuain e Kaldara janë kuqezinj

Njëri ishte në Torino, tjetri në Amerikë, por Gonzalo Higuain e Matia Kaldara janë bashkuar sot në Milano, ku pas kontrolleve mjekësore rutinë janë bërë zyrtarisht pjesë e Milanit.

Klubi kuqezi ka publikuar një komunikatë për mediat, ku konfirmon edhe detajet e marrëveshjes me Juventusin.

“Milani komunikon se ka blerë nga Juventusi shërbimet e futbollistëve Gonzalo Higuain dhe Matia Kaldara. Të dy janë pjesë e rëndësishme e epokës së re të Klubit.

“Gonzalo Higuain bëhet pjesë e Milanit në formë huazimi deri në verë 2019, me të drejtë blerjeje përfundimtare.

“Matia Kaldara eshte blerë përfundimisht, si pjesë e shkëmbimit me Juventusin, që merr Leonardo Bonuçin. Kaldara ka firmosur kontratë deri në vitin 2023”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online