Milani dhe Roma “trokasin” në Firence, kërkohet mesfushori francez

Mesfushori i Fiorentinës, Zhordan Veretut, është kthyer në një objektiv  merkatoje për Romën dhe Milanit. Futbollisti francez ka zhvilluar dy sezone të shkëlqyera me skuadrën vjollcë, çka ka sjellë dhe interesin e Didier Deshamp, i cili i ka premtuar se nësë vazhdon kështu, Veretut do të ketë shansin e tij me kampionët e botës.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, Roma dhe Milan janë dy klubet e interesuara për 26-vjeçarin në Serie A. Lojtari e ka bërë të qartë që kërkon të bëjë hapin e radhës në karrierë, por gjithçka do të varët nga presidenti i ri i Fiorentinës, Roko Komiso.

Veretut ka një raport shumë të mirë me golin. Mesfushori ka shënuar 13 gola në dy sezonet e tij në Serie A, ndërsa një e metë e tij janë kartonët e shumtë, plot 23 të verdhë dhe dy të kuq (direkt) në dy vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *