Milani bën gati “bombën” Karrasko!

0

Paketa e Piatek kanë kthyer alegrinë te Milani, por merkatoja e janarit nuk ka përfunduar ende për kuqezinjtë.

Sky Sport raporton se pas refuzimit të Uotfordit për spanjollin Deulofeu, tashmë kuqezinjtë janë kthyer në sulm për belgun Janik Ferreira-Karrasko.

Ndonëse prej javësh Dalian Jifang në Kinë refuzonte çdo ofertë, tashmë ka një dritë jeshile për anësorin ofensiv, me Milanin që mund ta marrë futbollistin në huazim 6-mujor, duke përfshirë ndoshta në bisedime Borinin.

Karrasko la bujshëm Atletiko Madridin në shkurt të vitit 2018, për 30 milionë euro, duke pranuar 11 milionë euro pagë në Kinë, por tashmë është penduar dhe ka kërkuar të kthehet në Europë, për të mos humbur kombëtaren dhe vlerën në treg.

Sulmuesi i krahut kërkohet edhe nga Arsenali e Interi, ndaj duket se do të vendosë vetë futbollisti, i cili raportohet se dëshiron Milanin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.