Milani bën “boom”, goditje dyshe e Maldinit!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani duket se ka nisur të lëvizë me shpejtësi në merkato dhe të jetë aktive. Pas arritjes së marrëveshjes me Rade Kruniç, duket se Paolo Maldini është shumë pranë dy goditjeve të tjera.

Bëhet fjalë për Mario Ruin dhe Zhordan Veretu. Për të dy lojtarët Maldini ka caktuar një takim ditën e sotme, gjithmonë sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”. Për mbrojtësin e Napolit, pritet që gjithçka të mbyllet për 13 milionë euro.

Nga ana tjetër, për mesfushorin e Fiorentinës pritet që kuqezinjtë të paguajnë 25 milionë euro. Në rast se dy transferimet finalizohen, do të ishin përforcime mjaft me rëndësi për Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *