Sarri te Juventusi? Napoli i trembet “tradhtisë” së radhës

Tifozët e Napolit nuk e kanë pritur aspak mirë kalimin e Mauricio Sarrit te Juventusi. Jo të gjithë, por pothuajse të gjithë i kanë vendosur menjëherë epitetin klasik të “tradhtarit”. Kampionët e Italisë urrehen pa masë në Napoli dhe ulja e trajnerit të tyre të dashur në stolin bardhezi është e papranueshme.

Megjithatë, “tradhtia” mund të thellohet dhe situata mund të bëhet më e dhimbshme. Juventusi synon edhe Kalidu Kulibali. Senegalezi është shtylla e mbrojtjes së ekipit të Ançelotit dhe idhull i tifozërisë.

Kalidu Kulibali

Napoli as që ka ndërmend ta shesë. Frika më e madhe është se mos 27-vjeçari bindet nga Sarri dhe vendos ta ndjekë atë në Torino. Nëse ndodh diçka e tillë, Napoli do të detyrohet ta shesë. Por jo më pak se 130 milionë euro. Aktori kryesor po qëndron në heshtje, vendos fjala e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online